Vendosni fjalën kyçe....

U lirua me ndërmjetësimin e Princit të Kurorës Saudite, britaniku rrëfen kohën e burgut në Rusi: Më trajtonin më keq se një qen, flinim në dyshek me morra


Një britanik i cili është mbajtur peng nga Rusia, pas lirimit ka treguar për mediet se është trajtuar “më keq se një qen” dhe është mbajtur 5 muaj në izolim.

Aiden Aslin është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar pas një marrëveshje të ndërmjetësuar nga princi i kurorës Saudite mes Rusisë dhe Ukrainës.

Menjëherë pas kthimit në atdhe Aslin tregoi në një intervistë për “The Sunpërjetimet e tij gjatë kohës që ishte i kapur rob.

Ai tregon se është goditur me thikë në burg dhe e kanë pyetur “nëse donte një vdekje të shpejtë apo të bukur”. Ish-i burgosuri tha gjithashtu se e kishin dhunuar shpesh për shkak të tatuazheve dhe të tij.

Aslin tha për “The Sun se të burgosurit duhet të këndonin himbin kombëtar rus çdo mëngjes dhe se kush nuk e bënte rrihej.

“Dhe nëse nuk e këndonit, do të ndëshkoheshit për këtë. Do të rriheshit.”- tha ai.

John Harding, Shaun Pinner dhe Aiden Aslin (foto nga e majta në të djathtë) ishin ndër pesë të burgosurit e luftës të liruar.

John Harding, Shaun Pinner dhe Aiden Aslin ishin ndër pesë të burgosurit e luftës të liruar

Dhjetë të arrestuar, mes të cilëve edhe Aslin, u liruan të mërkurën në mbrëmje pasi Arabia Saudite tha se kishte ndërmjetësuar një shkëmbim midis Rusisë dhe Ukrainës.

Midis tyre ishin pesë shtetas britanikë: Aiden Aslin, John Harding, Dylan Healy, Andrew Hill dhe Shaun Pinner.

Aslin u kap në prill nga rusët ndërsa luftonte në qytetin juglindor të Mariupol. Ai, Pinner dhe një shtetas maroken, Brahim Saadoun, u nxorën në gjyq në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk dhe iu tha se përballeshin me dënimin me vdekje.

Aslin tha se ai mbahej në një qeli për dy persona që e ndante me katër të tjerë dhe duhej të flinte në një dyshek të infektuar me morra.

“Nuk mund të shkonim në tualet si duhet sepse nuk kishim tualet.”– tha ai, duke shtuar se duhet të përdornin shishe bosh.

Aslin tha se ai mbijetoi për tre javë duke ngrënë copa buke dhe ujë dhe “përfundimisht na u desh t’i luteshim që të na jepnin ujë rubineti”.

Në qeli kishte një dritare, por ajo nuk kishte “asgjë për të na mbrojtur nga elementët e jashtëm”, ​​tha ish-i burgosuri.

Aslin tha se e vetmja herë që u la i lirë ishte të bënte propagandë ose të merrte telefonata.