Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i lumtur për fitoren e Melonit në Itali: Do të jetë kryeministre reformatore


Kryetari i PD-së Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediet nga selia blu, nga ku ka uruar për fitoren udhëheqësen e partisë “Vëllezërit e Italiësë”, Giorgia Melonin.

“Jam sot këtu për të përshëndetur në emër të PD-së fitoren e koalicionit të djaththë në ITali, Giorgia Melonit, Matteo Salvinit, Silvio Berlusconit. Aleatët tanë tradicionalë.

Sot Italia është në një moment historik. Giorgia Meloni, sipas votës së qytetarëve italianë do të jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë.

Do të jetë kryemistrja reformatore e ardhshme e Italisë. Fitorja e zonjës Meloni dhe e koalicionit që ajo udhëhoqi është fitore e vlerave konservatore më të arrira të shoqërive të lira, fitore e lirisë, familjes, atdhetarisë dhe atdheut. Por Giorgia Meloni është një euroatlantiste e vendosur. Ajo ka përkrahur plotësisht qëndresën e kombit ukrainas për liri, dënuar agresionin barbar rus ndaj Ukrainës, ka qëndruar në anën e aleancës së Atlantikut të Veriut dhe SHBA-ve në këtë betejë. Giorgia Meloni padiskutim që ka një backgraund dhe vokacion të qartë europeist në favor të Bashkimit Evropian. Natyrisht vlerat në të cilat ajo beson janë vlera që gjithnjë e më shumë po triumfojnë në Evropë, kështu që me këtë rast unë i uroj zonjës Meloni, atë post për të cilin e votuan qytetarët italianë dhe suksese të tjera të mëdha. Sot, në këtë paraqitje para jush dua të dënoj edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik, të ulët të Edi Ramës, ndaj shkollave e ndaj arsimit privat në Shqipëri.”- tha Berisha.

Me rezultate të numëruara në më shumë se 90% të qendrave të votimit, ‘Vëllezërit e Italisë’ e Giorgia Melonit kryesuan me më shumë se 26% të votave, nga vetëm 4% në zgjedhjet e fundit kombëtare në 2018. Në anën tjetër, aleati i saj kryesor pësoi një natë katastrofike, me ‘Lega’-n e Matteo Salvinit që mori rreth 9% të votave, nga më shumë se 17% katër vjet më parë, dhe u kalua nga Meloni në të gjitha zonat e saj tradicionale në veri.