Vendosni fjalën kyçe....

Betohet para presidentit Bajram Begaj anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Ilir Toska


Anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, Ilir Toska është betuar sot para presidentit Bajram Begaj.

Me emërimin e tij, ka shkuar në 8 numrin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Toska është betuar me dorën mbi kushtetutë. “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Begaj i uroi suksese Toskës në detyrën e re. Në ceremoninë e betimit të tij ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, zv. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Sokol Binaj, Këshilltari Ligjor Rezident i OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Constantine Soupios si dhe kreu i Sektorit Politik në Delegacionin e BE-së në Tiranë Alexis Hupin si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.