Vendosni fjalën kyçe....

“Biden mund të përballet me fajësimin pas nëntorit” – Kongresmenia amerikane


Republikanët do i ‘nënshtrohen’ presionit për të fajësuar presidentin Joe Biden nëse partia e tyre rifiton kontrollin e Kongresit në zgjedhjet afatmesme të nëntorit, ka pohuar Kongresmenia Nancy Mace.

“Unë besoj se ka shumë presion ndaj republikanëve për të bërë këtë gjë.” – tha republikania e Karolinës së Jugut të dielën në një intervistë për NBC News.

“Mendoj se kjo është diçka që disa njerëz po e konsiderojnë.” – shtoi ajo.

 Mace, e cila e përshkruan veten si ‘një konservatore që punon me demokratët’, ka një mundësi për të ruajtur vendin e saj në Kongres pasi fitoi zgjedhjet e saj paraprake ndaj një sfiduesi që u mbështet nga ish-presidenti Donald Trump. Ajo ngriti zemërimin e mbështetësve të Trump duke votuar për të vërtetuar fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020 dhe duke kritikuar Trump për trazirat e Kapitolit të SHBA.

Megjithatë, Mace votoi ‘jo’ kur demokratët e fajësuan Trumpin për herë të dytë në janar 2021. Ajo i tha gazetarit të NBC News Chuck Todd të dielën se kishte votuar kundër shkarkimit të Trump sepse besonte se atij i ishte hequr e drejta për një proces të rregullt ligjor. Ajo shtoi se do kundërshtonte shkarkimin e Biden në të njëjtën rrethanë.

Republikanët kanë ngritur tashmë dy raste të fajësimit kundër Biden, duke përfshirë një këtë muaj, pavarësisht se e dinë se nuk do të jenë në gjendje të detyrojnë një votim në Dhomën e Kongresit të kontrolluar nga demokratët.