Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës furgoni në Korçë, pronari: E ka bërë konkurrenca


Një furgon u dogj në Korçë në orët e para të mëngjesit. Sipas pronarit të mjetit Renato Torollari, ai nuk ka konflikt me askënd dhe akuzon konkurrentët për flakët që i shkrumbuan mjetin.

“Siç e shikoni dhe vetë i kanë vënë zjarrin autobusit dhe e gjithë kjo si pasojë e konkurrencës së punës. Linja Korçë-Poogradec, Korçë-Sarandë dhe Korçë-Gjirokastër. Nuk bëhet më si mjet. Me persona të tjerë s’kam probleme, me askënd, thjesht konkurrenca.” – ka pohuar Torollari.

Mjeti që u dogj ishte në pronësi të kompanisë ‘Morava 93’.