Në lumin Shkumbin është gjendur i pa jetë një 69-vjeçar me iniciale T.T.
Mësohet se ai ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë, dhe më pas familjarët e tij nuk kishin pasur më asnjë kontakt me 69-vjeçarin.
Pas kësaj, palombarët e RENEA-s kryen kërkime në lumin Shkumbin, ku më pas gjetën dhe trupin e pajetë të 69-vjeçarit banues në Elbasan. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.