Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në Kolumbi ‘Gucci’ shqiptar, një nga më të kërkuarit e Interpolit, u identifikua nga tatuazhi


Një tatuazh në krahun e majtë bëri të mundur identifikimin e arrestimin në Kolumbi të Deniz Klironomit, i njohur me pseudonimin ‘Gucci’, i akuzuar për trafik të miturish, trafik armësh dhe trafik droge.

Që nga fundi i vitit 2020, hetuesit e ‘DIJIN’ (Direçión Central de Policía Judicial e Inteligencia) kishin marrë informacione për alias ‘Guccin’, një trafikant i njohur droge në bregun verior të Kolumbisë, kinse nga Republika e Kosovës, i cili rezultoi të ishte një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë, shkruan Caracol Tv.

“Alias ​​‘Gucci’, i dyshuar si trafikant droge me kombësi shqiptare, një nga më të kërkuarit në vend dhe Evropë, ishte me shënim të kuq nga Interpoli.” – tha Kolonele Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijín.

“Një grup i posaçëm hetuesish nisi ndjekjen, por sa herë i afroheshin gjurmëve të kriminelit, ai zhdukej sepse ‘çdo muaj ndryshonte vendbanimi. Kjo ndodhi për 7 muaj radhazi derisa e arritëm në një apartament në Barranquilla.” – zbuloi një hetues i Policisë Dijin.

Për një javë, ‘Gucci’ nuk dilte as në dritare, ai u arrit të dallohej nga tatuazhi në krahun e majtë, shkruan media kolumbiane.

Në kohën e arresimit, sipas hetuesit të Dijin, ai u tha uniformave blu ‘se diçka mund t’u ndodhte personave që përdorën forcën për ta ekstraduar, si kërcënim. Përveç kësaj, ai foli me njerëz në Rumani dhe Shqipëri, ku tha i cili ka paguar një sasi të madhe lekësh që të mos e ekstradojnë’.

Kolonelia Salazar shpjegoi se alias ‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai kërkohet për trafik droge, trafiki të qenieve njerëzore, përdorimit të armëve e armëmbajtje pa leje.

Autori po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij përkatës.