Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli Kombëtar në PD miraton grupin e punës për auditin e financimeve ruse, shtyhet votimi për zhvillimin e primareve


Këshilli Kombëtar i PD-së ka miratuar pas mbledhjes së sotme ngritjen e grupit të punës për të realizuar auditimin për financimet e dyshuara ruse të partisë gjatë zgjedhjeve të 2017-ës.

Grupi i punës përbëhet nga Ledina Mandia e (kryetare), Florion Mima, Edmond Spaho, Enno Bozdo dhe Aldo Bumçi (anëtarë).

Këshilli ka shtyrë votimin për zhvillimin e primareve brenda partisë përpara zgjedhjeve vendore.

Kjo pasi anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me materialin.