Vendosni fjalën kyçe....

Luigi di Maio ngel jashtë Parlamentit, e mundi ish-aleati i “5 Yjeve”


Tani është zyrtare, Luigi Di Maio ka mbetur jashtë Parlamentit Italian. Ministri i Jashtëm në largim u mund në njësinë zgjedhore njëanëtarëshe të Dhomës së Napolit Fuorigrotta, ku fitoi Sergio Costa nga Lëvizja 5 Yjet.

Siç raporton Ansa, Sergio Costa mori 67 936 vota ose me 39.7%. Ndërsa Di Maio mori 41 743 vota, që përfaqësojnë 24.4 %. Lajmi më i bujshëm nga zgjedhjet në Itali. E treta, e mbështetur nga qendra e djathtë, Maria Rosari Rossi mori 38 515 vota, ose 22.5%. E katërta ishte ministrja Mara Carfagna, me 12 144 vota, 7.1 %.

Paradoksi për Di Maion këtu është se ai që e la jashtë Parlamentit është pikërisht ish-aleati i tij. Në shkurt 2018, gjatë më shumë se gjysmë ore transmetim televiziv, Luigi Di Maio, atëherë lider i “Lëvizjes 5 Yjet”, e emëroi Sergio Costan, si Ministër të mundshëm të Mjedisit. Costa, e mbajti postin në qeveritë Conte 1 dhe 2.