Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllja e kolegjit turk, Berisha thirrje Sinan Idrizit: Mos luaj me interesat kombëtare


Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje Sinan Idrizit që të mos luajë me interesat kombëtare.

Berisha e ka bërë këtë thirrje lidhur me mbyllen e shkollës “Mehmet Akif” pasi, Sinan Idrizi u tha se ishte pronari i godinës ku deri më tani zhvillonte mësim shkolla turke e cila më pas u detyrua të zhvendosej në një godinë tjetër.

Berisha theksoi se nëse Turqia e respekton Shqipërinë si vend sovran nuk mund të ndikojë kurrë në mbyllje shkollash.

Ai sulmoi edhe Ramën duke e quajtur pa atdhe dhe të përkushtuar pas vjedhjes.

Së pari i rikujtoj çdo shqiptari që nuk duhet të harrojnë kurrë se kombi është i pari. Ne nuk mund të pranojmë ndikime politike në raportet tona fetare. Në një anë kërkohet të emërohet kreu i komunitetit mysliman i cili zgjidhet me votë nga xhemati i tij, tani na del se do na i hapë dhe mbyllë shkollat kur të dojë. Nuk ka akt më të turpshëm, më të shpifur sesa të mbyllesh kopshte e çerdhe me arsyetimin se janë të lidhur me terroristët në Turqi. Gjetën një oligark Sinan Idrizin për të thënë se është pronari i godinës. I them Sinan Idrizit mos e bëj këtë, mos luaj në interesa kombëtare. Nëse Turqia do të respektojë Shqipërinë si vend sovran nuk mund të ndikojë kurrë në mbyllje shkollash. Rama nuk ka atdhe, është një njeri që i është përkushtuar vjedhjes së tij”- tha Berisha