Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Bourla, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 për herë të dytë në gjashtë javë, pavarësisht se ishte vaksinuar katër herë. Bourla më parë pretendoi se vaksina e kompanisë së tij ishte ‘100% efektive’ në parandalimin e infeksionit të koronavirusit.
Bourla njoftoi diagnozën e tij në një postim në Twitter të shtunën, duke thënë se ai ‘ndihej mirë dhe nuk kishte simptoma’. Shefi i gjiganttit farmaceutik ka marrë katër doza të vaksinës mRNA të kompanisë së tij dhe tha se nuk e ka bërë ende vaksinën e re përforcuese bivalente të Pfizer, pasi ai rezultoi pozitiv për Covid-19 tashmë në gusht.
“Edhe kemi bërë përparim të madh, virusi është ende me ne.” – shtoi ai.
Përforcuesi më i fundit, i cili është krijuar për të synuar variantin Omicron të koronavirusit dhe nënshtresat e tij, nuk është provuar i popullarizuar. Të dhënat e publikuara të enjten nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) treguan se vetëm 1.5% e njerëzve të kualifikuar në SHBA e kanë marrë vaksinën tre javë pasi u autorizua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
FDA autorizoi vaksinën përforcuese bivalente, pavarësisht faktit se ajo nuk u testua kurrë tek njerëzit, vetëm tek minjtë laboratorikë.
Vitin e kaluar, Bourla pretendoi se një studim i Afrikës së Jugut kishte treguar se vaksina e Pfizer ishte ;100% efektive në parandalimin e rasteve të Covid-19’.