Tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shembjes së një ndërtesë gjashtëkatëshe në Kiambu, që ndodhet në Kenian qendrore.
Përpjekjet e shpëtimit janë ende duke u zhvilluar dhe punonjësit e urgjencës kanë arritur të nxjerrin një fëmijë nga rrënojat.
Disa të tjerë janë shpëtuar gjithashtu, por frika se të tjerë persona nën rrënoja kanë ndërruar jetë është e madhe.
Për shembjet e ndërtesave në Kenia në të kaluarën janë fajësuar projektimi i dobët strukturor ose ndërtimi.
Shkaku i këtij shembje është i paqartë, por ndërtesa ishte në ndërtim e sipër kur u rrëzua. Nuk dihet se sa njerëz janë ende nën rrënoja.
Fëmija që u shpëtua tani po trajtohet në spital.
“Ajo që ne kemi dëshmuar këtu është katastrofike, nuk mund të lejohet të ndodhë.”- u tha guvernatori Wamatangi gazetarëve pasi ndihmoi me përpjekjet e shpëtimit, citon BBC. Ai i bëri thirrje policisë që të ndihmojë zyrtarët të zbatojnë rregulloret e ndërtimit.
Ushtarë, punëtorë nga Kryqi i Kuq i Kenias dhe personeli i Shërbimit Kombëtar të Rinisë, si dhe vullnetarë vendas janë të gjithë në vendngjarje duke bërë përpjekje të gjejnë të mbijetuar.