Mjeku i Spitalit të Traumës, i cili u arrestua me bujë pak ditë më parë ka pësuar ishemi cerebrale.
Sipas gazetares Klodian Lala, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital ku pritet t’i komunikohet masa e sigurisë, shkruan BW.
Mjeku Fitim Marku u arrestua nga policia më 23 shtator pasi dyshohet se ka marrë ryshfet nga qytetarët në spital.
Sipas policisë, një agjent i infiltruar i futur në spital i ka ofruar atij një shumë prej 20 mijë lekësh të cilën ai e ka marrë. Bashkë me të janë ndaluar gjatë operacionit edhe një mjeke si dhe një infermiere.