Vendosni fjalën kyçe....

Vrau vëllanë e personit që i kishte vrarë të atin, prokuroria kërkon 8 vite burg për 17-vjeçarin


Tetë vite burg ka kërkuar prokuroria e Lezhës për 17-vjeçarin Florian Përvathi i cili akuzohet për vrasjen e bashkëfshatarit të tij Lek Lekgjonaj.

Ngjarja ndodhi në janar të vitit 2022 në oborrin e shtëpisë së viktimës në fshatin Manati ku adoleshenti akuzohet se qëlloi për vdekje të vëllanë e personit që i kishte vrarë babain në vitin 2009.

Adoleshenti akuzohet se e kreu krimin me paramendim për gjakmarrje. Pas krimit ai u dorëzua në polici ku tregoi dinamikën e motivet e ngjarjes.