Kreu i Partisë së Lirisë Meta i ka bërë jehonë fjalimit të ish-presidentit amerikan Ronald Reagan në vitin 1989.
Ai shkruan se fjalimi i jashtëzakonshëm i ish-liderit amerikan është një tregues i qarrë i rrugëzgjidhjes për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.
Kreu i PL-së thekson se tani është koha për udhëheqjen, vendimmmarjen e qeverisjen e popullit e kjo do ndodhë vetëm përmes referendumit.
“’We the People’, fjalimi i jashtëzakonshëm i Presidentit Ronald Regan tregon shumë qartë rrugëzgjidhjen edhe për situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot vendi ynë.
Është koha për udhëheqjen, vendimmarrjen dhe qeverisjen e popullit dhe kjo do të ndodhë vetëm nëpërmjet ushtrimit të së drejtës kushtetuese për Referendum.
Është populli ai që i tregon i Qeverisë çfarë duhet të bëjë dhe çfarë i lejohet të bëjë dhe se asnjë Qeveri arrogante, e korruptuar dhe e papërgjegjshme nuk mund t’i shpëtojë llogaridhënies.” – shkruan Meta.