Një aksident i rëndë ka ndodhur në brendësi të tunelit “Panoramik” në aksin Elbasan-Tiranë mbrëmjen e kësaj të marte.
Një efektiv i policisë rrugorë është përplasur nga një automjet me shpejtësi të lartë.
Efektivi është dërguar për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës.
Polici, raportohet se ka qenë në vendngjarje për një tjetër aksident të ndodhur si pasojë e daljes së një automjeti nga rruga.
Gjatë kohë që ai ndodhej në inspektim është përplasur nga një tjetër mjet me shpejtësi të lartë.
Policia dhe grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.