Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari sipas të cilit, Ervis Martinaj, dy ditët e fundit para se të shpallej i zhdukur ka qenë i strehuar në banesën e një punonjëseje të bashkisë së Tiranë.
Në mesazh thuhet se policia e di këtë gjë pasi i ka marrë dëshminë dhe ajo sipas denoncuesit e ka shoqëruar Martinajn në Shijak.
Në denoncimin e publikuar nga Berisha thuhet gjithashtu se edhe prokuroria ka dijeni duke qenë se ka në dispozicion videot ku Martinaj hyn në pallatin ku jeton punonjësja e Bashkisë Tiranë dhe po kështu videot kur del që andej.
Postimi i Berishës
Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka një femër e partisë së krimit! Policia dhe prokuroria e partisë fshehin rolin e femrës së partisë. Qytetari dixhital ka pyetje direkte për Edi Ramën dhe rolin e tij në zhdukjen e Ervis Martinit. sb
“Pershendetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e Ramës nuk e nxjerr që dy ditët e fundit para se me u zhduk Ervis Martinaj ka qenë i strehuar te një femër socialiste që punon te bashkia lali erit e cila quhet…Policia e di shumë mirë dhe ka marrë dëshminë e kësaj femre, por pse nuk e nxjerrin sepse deri në momentin qe ka taku shijaksit ka qenë me këtë femër me vete e ka derguar kjo nga shpia e vet ne shijak. Prokuroria ka edhe videot ku shihet ervis martinaj duke hyr ne pallatin ku jetonte kjo femer dhe kan edhe videot qe del nga apartamenti diten e zhdukjes me kte femer dhe hipen ne makinen e ksaj
Pse se nxjerr policia dhe edi ket fakt dhe videot kur del nga shoia ksaj dy ditet e fundit
Apo edvini do te mbroj gocat e partis vet dhe mos te zbulojet qe e ka eliminu vet ai ervisin.”