Vendosni fjalën kyçe....

Dmitry Medvedev: Rusia ka të drejtë të përdorë armët bërthamore për t’u mbrojtur, ky nuk është blof


Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, që tani shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, thotë se vendii tij ka të drejtë të mbrohet me armë bërthamore nëse shtyhet përtej kufijve të saj dhe se kjo “sigurisht nuk është një blof”.

“Më duhet t’ju kujtoj përsëri për ata vesh të shurdhër që dëgjojnë vetëm veten e tyre. Rusia ka të drejtë të përdorë armë bërthamore nëse është e nevojshme.”- tha Medvedev sipas Reuters, duke shtuar se do ta bënte këtë “në raste të paracaktuara” dhe në përputhje të rreptë me politikën shtetërore.

Ai gjithashtu paralajmëroi Perëndimin të mos ndihmonte Ukrainën për të marrë armë bërthamore, duke theksuar se mund të ketë pasoja të rënda.

“Nëse kërcënimi për Rusinë tejkalon kufirin e vendosur të rrezikut, ne do të duhet të përgjigjemi.”– shkroi ai.

Putin javën e kaluar urdhëroi mobilizimin e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe mbështeti një plan për të aneksuar pjesë të Ukrainës, duke paralajmëruar Perëndimin se nuk po bënte bllof kur tha se do të ishte gati të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë.

Medvedev nuk beson se NATO do të ndërhyjë në konfliktin Rusi-Ukrainë edhe në një skenar bërthamor, duke sugjeruar që për Uashingtonin, Londrën dhe Brukselin siguria e tyre është më e rëndësishme “sesa fati i vdekjes së Ukrainës”.

“Unë besoj se NATO nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në konflikt edhe në këtë skenar.”- tha Medvedev. “Demagogët përtej oqeanit dhe në Evropë nuk do të vdesin në një apokalips bërthamor.”