Për të hequr qafe adrenalinën pas natës ku u shpall fituese e zgjedhjeve, Giorgia Meloni e kaloi mëngjesin e saj të parë si kryeministre me trajnerin e saj personal. Ky është Fabrizio Iacorossi, pronar i XCross Roma Training dhe trajner i VIP-ave italianë si Emma Marrone dhe Ilray Blasi.
Iacorossi ka publikuar një video në të cilën pas tij shfaqet edhe Meloni, ndërsa paralajmërojnë se po stërviten për gjëra të mëdha.
“Mirëmëngjesi, sot është e hënë… ka të hënë dhe të hënë…”- e nis ai duke u inkuadruar me celularin përpara palestrës. Dhe menjëherë pas tij shfaqet Meloni me një xhup klasik gri që buzëqesh dhe të gjithë e kuptojnë përse.
“Ne stërvitemi, nxjerrim avull, ulim tensionin dhe përgatitemi për… për gjëra të mëdha.”- vazhdon Meloni, e cila dërgon dhe puthje për mbështetësit e saj. Iacorossi e mbyll videon duke thënë “Vazhdojmë”.
Kjo video vjen vetëm 48 orë pas mbylljes së qendrave të votimit dhe kur rezultatet tashmë janë të konfirmuara nga Ministria e Brendshme.
Qendra e djathtë fiton bindshëm Dhomën e Deputetëve dhe Senatin, në Italinë e prirur për të votuar majtas prej një dekade.