Një 30-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi është kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.
Në pranga ka përfunduar një person me iniciale L.Xh. i cili u ndalua në rrugën Gjirokastër-Tepelenë.
Gjatë kontrollit në mjetin e tij, efektivët e policisë gjetën 5 emigrantë të paligjshëm të cilën kishin paguar nga 250 euro personi për të kaluar drejt Kosovës e më pas prej aty në vendet e BE-së.