Një sasi prej 5 kilogramësh e dyshuar heroinë është kapur në pikën kufitare të Morinës ndërsa në pranga ka përfunduar një shtetas nga Kosova i identifikuar si Abdullah Ahmeti alias Abdullah Jashari.
Droga e dyshuar u kap pas një kontrollit në vijën e dytë të një mjeti ‘VW Golf 6’ pasi policia kishte marrë më herët të dhëna mbi drejtuesin e mjetit.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një çantë iu gjetën 5 kilogramë e 107 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.
42-vjeçari Abdullah Ahmeti, banues në Preshevë është shoqëruar në komisariatin e Kukësit.