Vendosni fjalën kyçe....

Messi nxjerr nga arkiva një nga perlat e tij, mahnit me golin e fundit me Argjentinën (Video)


Lionel Messi ka mahnitur edhe një herë botën e futbollit me një gol të jashtëzakonshëm kundër Hondurasit për Argjentinën.

Fituesit e Copa America të Lionel Scalonit mundën kundërshtarët e tyre 3-0 në një miqësore në Miami, me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, që shënoi golin e parë për skuadrën pas vetëm 16 minutash. Megjithatë, në pjesën e parë të pjesës së parë, Messi hyri në veprim me një 11-metërsh në minutën e 47-të.

Duke lënë ëmbëlsirën në fund, Messi mahniti 65,000 tifozët e pranishëm në stadiumin ‘Hard Rock’, plus 4 milionë përdorues të mediave sociale në internet, me një supergol në minutën e 69-të që e la ‘portierin e Hondurasit pa asnjë mundësi reagimi.

Me Argjentinën e pamposhtur në 34 ndeshje, Messi tha pas ndeshjes se ai dhe shokët e tij të skuadrës ‘duan të vazhdojnë kështu deri në Kupën e Botës’.

Duke filluar sezonin 2022/2023 në formë të mirë për Paris Germain, Messi tha se ndihet ‘mirë’ dhe ‘ndryshe nga viti i kaluar’, gjë që ai pretendon se e dinte se do të ndodhte pasi u largua nga klubi i fëmijërisë FC Barcelona në lot në verën e 2021.

Miqësorja ndaj Xhamajkës pas pak ditësh është ndeshja e tyre e fundit deri më 16 nëntor, kur ata takohen me Emiratet e Bashkuara Arabe më pak se një javë përpara se të shkojnë në Katar për t’u përballur me Arabinë Saudite, Poloninë dhe Meksikën në Grupin C në atë që me siguri do të jetë Kupa e Botës e fundit e Messit.