Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, ka kërkuar që të thirret në një seancë urgjente dëgjimore në Kuvend, Enti rregullator i Energjisë. Kjo për të dhënë sqarime përse u pranua pa asnjë ndryshim kërkesa e qeverisë për vendosjen e fashës 80 këh gjë që do të sjellë rritjen e çmimit të energjisë për shqiptarët.
“Vendimet e fundit të Entit Rregullator të Energjisë me të drejtë kanë sjellë një impakt tepër negativ jo vetëm nga qytetarët por edhe nga përfaqësuesit e sipërmarrjes dhe biznesit në vend. Ndaj jam sot këtu për të shprehur mbështetjen më të plotë të kërkesës së Konfindustrias për Kuvendin e Shqipërisë për të thirrur në seancë urgjente dëgjimore Entin Rregullator të Energjisë/ERE, për të arsyetuar vendimin e fundit përfashën e konsumit të energjisë si edhe për problematikat e menaxhimittë sistemit për periudhën e vitit 2021 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2022.
ERE është institucion në varësi të drejtpërdrejtë të Kuvendit të Shqipërisë dhe është autoriteti ligjor rregullator i sistemit energjitik.
Ky ent e ka për detyrim ligjor të shpjegojë publikisht në mënyrë profesionale të hollësishme përpara Kuvendit të Shqipërisë arsyet financiare, teknike dhe institucionale të sistemit energjitik, që kanë çuar në pranimin e plotë dhe pa asnjë ndryshim nga ana e saj të propozimit të ekzekutivit për rritjen e fortë të çmimit të energjisë elektrike. Ky Eet duhet të arsyetojë hollësisht lidhur me:-kostot mjaft të larta financiare të menaxhimit të operatorëve publikë KESH, OST, OSHEE,- kostot shtesë të shitje-blerjeve e energjisë elektrike nëpërmjet ndërmjetësve, vazhdimin në niveletë larta të humbjeve në sistem, zbatimin e kontratave koncesionare të energjisë së prodhuar nga HEC-et private, masat e marra nga OSHEE për moslejimin e abuzimit me matjet e konsumit me fasha, si faktorë përcaktues të vendimit për rritjen e fortë të çmimit të energjisë në shtator.
Sipas të dhënave, në vitin 2021 sistemi energjitik prodhoi 6,5% më shumë energji elektrike, sesa nevojat për konsum dhe çuditërisht vendi kaloi në krizë energjitike të shpallur nga kryeministri. Gjithashtu, prodhimi i përgjithshëm i brendshëm i energjisë elektrike ka tejkaluar ndjeshëm nevojat e klientëve tariforë për 6 mujorin e parë të vitit 2022 dhe në vazhdim.
Prandaj Konfindustria vlerëson, se vendimi i ERE për rritjen me afër 4- 5 herë e çmimit të energjisë elektrike për konsum familjar mbi fashën 800 kë/muaj do të jetë me pasoja të rënda për 90-130 mijë familje shqiptare dhe me ndikim të drejtëpërdrejtë në rëndimin e klimës së biznesit dhe ekonomisë kombëtare.
Shqipëria edhe pse është relativisht e pavarur në prodhimin e energjisë elektrike nga tregjet ndërkombëtare dhe gazi rus çuditërisht ka çmimet më të larta në rajon për biznesin dhe familjarët. Pra, në emër të Partisë së Lirisë, angazhohemi që menjëherë përmes deputetëve tanë në Kuvendin e Shqipërisë të kërkojmë që ERE të paraqitet në Kuvend dhë të japë shpjegime të hollësishme për të gjitha këto shqetësimë të KONFINDUSTRIA por që nuk janë thjesht të asaj por të gjithë sipërmarrjes të biznesit por edhe të shumë familjarëve.”- tha kreu i PL-së.