“Referendumet e rreme të mbajtura nga Rusia nuk kanë legjitimitet dhe janë shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar. Këto toka janë Ukraina”, shkroi shefi i NATO-s në Twitter.
Stoltenberg tha se sapo kishte folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, me të cilin “e bëri të qartë se aleatët e NATO-s janë të palëkundur në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje”.
Ndërkohë, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, pjesa dërrmuese e qytetarëve që jetojnë në rajonet e pushtuara të Ukrainës kanë votuar “pro” bashkimit me Rusinë.
Të ashtuquajturit referendume janë mbajtur në katër rajone të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin e Rusisë, në përpjekje për të legjitimuar veprimet e tyre në zonat e pushtuara.
Si Perëndimi ashtu edhe Ukraina i kanë cilësuar votimet si të pavlefshme ndërsa nuk kanë munduar raportimet se ukrainasit në fakt po votojnë të shantazhuar për bukën e gojës apo edhe nën kërcënimin e armës.