Ish-ministri i Ekonomisë në qeverinë Berisha, Genc Ruli, është marrë në pyetje lidhur me hetimet për privatizimin e ish-Kompleksit Partizani.
Më herët lidhur me çështjen në fjalë janë pyetur ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu e ish-kreu i Komandës së Mbështetjet Logjistike, Vladimir Qiriazi.
Lidhur me çështjen në fjalë, SPAK pritet të thërrasë për të dëshmuar edhe kreun e PD-së, Berisha.
Ky i fundit deklaroi para pak ditësh se do paraqitet në SPAK sa herë të duhet ndërsa i bëri thirrje organit të akuzës që të hetojë çdo vendim tijin që nga vitit 1991.