Vendosni fjalën kyçe....

Rama: ‘Llumi’ në drejtësi, polici e inspektoriate na ka turpëruar, prokurorët mbyllin me para shkeljet e ndërtuesve të mëdhenj


Kryeministri Rama ka sulmuar drejtësinë se mbyll me para shkeljet e ndërtuesve të mëdhenj ndërkohë që merret me raste banale të ndërtimit të një muri, koteceve të pulave e dritaret e Bojken Lakos.

Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi për bilancin e sezonit turistik. Përveç atij që e quajti ‘llumi në drejtësi’, ai akuzoi edhe ‘llumin’ në Policinë e Shtetit e Inspektoriate të ndryshme për ndërtimet pa leje.

“Jemi ndjerë shumë herë të turpëruar për fajin e llumit në drejtësi. Llumi në drejtësi bashkë me atë në Policinë e Shtetit dhe atë nëpër inspektoriate e ka shumë të lehtë të çojë me ndihmën e prokurorëve të zellshëm që kur vjen puna tek ndërtuesit e mëdhenj, e mbyllin me para çështjen. Njerëz që kanë ndërtuar pa leje një mur, një gjysmë shtese në fshat dhe raste flagrante janë bërë dhe publike. Një kotec, një avulli, dritaret e Bojken Lakos, që me të marrë me të nxjerrë dhe bojën botërisht jo vetëm si individ, por edhe gjithë shtetin si dhe e kanë të pamundur të veprojnë ndaj kateve pa leje në mes të Tiranës.” – tha Rama.