Vendosni fjalën kyçe....

Takimi me Alibeajn, Ambasada Britanike: Shqetësuese propozimet për amnistinë fiskale


Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, ka zbuluar çështjet e diskutuara me zyrtarin e PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Në reagimin e saj ambasada shkruan se u diskutua mbi situatën aktuale politike dhe reformat për Shqipërinë dhe rolin që kanë partitë për të promovuar reformën zgjedhore dhe përzgjedhjen e kandidatëve pa lidhje me krimin apo korrupsionin.

Ambasada e cilëson shqetësues propozimin e qeverisë për amnistinë fiskale.  

Pas fillimit të sesionit të ri parlamentar, Ambasadori Alastair King-Smith u takua me Kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për të diskutuar situatën aktuale politike dhe reformat prioritare për Shqipërinë. U diskutua rëndësia që të gjitha partitë të veprojnë në interes të qytetarëve, të promovojnë reformën zgjedhore dhe të përzgjedhin kandidatë për zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme pa asnjë lidhje me kriminalitetin apo korrupsionin. Ambasadori vlerësoi rëndësinë e rolit të opozitës në forcimin e demokracisë dhe institucioneve të Shqipërisë. U diskutuan gjithashtu mënyrat për të adresuar sfidat e përbashkëta, duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigracionit të paligjshëm, si dhe shmangien e ligjeve që do të ndërlikonin të tilla përpjekje, duke përfshirë propozimet shqetësuese për një amnisti fiskale”-shkruan Ambasada.