Vendosni fjalën kyçe....

Apple nis largimin nga Kina, do i prodhojë iPhone 14 në Indi


Apple ka deklaruar se do prodhojë modelin iPhone 14 më të fundit në Indi, pasi gjiganti i teknologjisë po largon një pjesë të prodhimit të tij nga Kina.

Kompania prezantoi iPhone 14 në një ngjarje në fillim të këtij muaji, ku u përqendrua në përmirësimet e sigurisë dhe jo në specifikimet e reja teknike, me përjashtim të një ore të re.

“Linja e re e iPhone 14 prezanton teknologji të reja novatore dhe aftësi të rëndësishme sigurie. Ne jemi të ngazëllyer që do e prodhojmë iPhone 14 në Indi.” – tha Apple në një deklaratë.

Analistët në J.P.Morgan presin që Apple të zhvendosë rreth 5% të prodhimit të iPhone 14 nga fundi i vitit 2022 në Indi, e cila është tregu i dytë më i madh në botë i telefonisë celulare pas Kinës.

Apple mund të prodhojë një në katër iPhone në Indi deri në vitin 2025, thanë analistët e JPM në një shënim javën e kaluar.