Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka dorëzuar këtë të mërkurë në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për lustracionin.
Sipas Bylykbashit, me rëndësi është se ky ligj do të zgjidhë çështjen e dosjeve për të gjithë shqiptarët.
“Është e njëjta bazë kushtetuese që vlente që në atë kohë për lustracionin. Baza kushtetuese është e re. Ky do të jetë një ligj që miratohet me 3/55. Kemi marrë parasysh ligjin që zgjidhin problemet e kompetencave.
Ajo që është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët vijmë me këtë ligj që garanton hapjen e plotë të dosjes. Çdo qytetar mund të hapë dosjen e vet.”- u shpreh ai për gazetarët jashtë Kuvendit.
Kliko këtu për projektligjin