Në komunikimin e sotëm me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama është pyetur për fatin e Ervis Martinajt dhe nëse Policia do të flasë për këtë.
Rama u shpreh se në momentin e parë që policia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin e paralajmëruar, por theksoi se për sa kohë kjo s’ka ndodhur do të thotë se nuk kanë prova.
“Di të them që në momentin e parë që policia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin do të thotë që nuk ka ende provat e nevojshme.”- tha Rama.