Vendosni fjalën kyçe....

I dyshuar si kapoja i grupit të kokainës, shqiptari futet në listën e më të kërkuarve të Europës


Një shqiptar është futur në listën e “më të kërkuarve të Europës” nga Europol.

Kjo pasi ai akuzohet nga autoritetet gjermane për përfshirje në organizatë kriminale që vepronte në tregtimin e drogave të rënda.

Berti Dedja, 44-vjeç, akuzohet se që nga viti 2016 ka tregtuar kokainë dhe marihuanë si pjesë e një organizate, të cilën e drejtonte vetë. Dedja fshihet që nga viti 2018 dhe sipas policisë kriminale të rajonit Baden-Württemberg, hetuesit kanë dyshime se ai mund të jetë fshehur në Belgjikë, Holandë, Itali ose Shqipëri.

Sipas të dhënave në faqen e “EUmostwnated”, Dedja prej vitit 2016, ka ushtruar një tregti profesionale të paligjshme droge, duke lëvizur kokainë dhe marihuanë nëpërmjet organizatës ku bëjnë pjesë edhe disa anëtarë të tjerë.

Europol ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit 0711/5401-3316 për ata që kanë informacion se ku ndodhet Dedja dhe kërkojnë ndihmë për lokalizimin e tij.