Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve.
Nga sot nafta është ulur me 4 lekë e do shitet me 219 lekë/litër nga 223 lekë/litër që ishte deri tani.
Benzina është rritur me 1 lek e do tregtohet me 195 lekë/litër nga 196 lekë që ishte deri sot, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, 78 lekë/litër me pakicë. Me shumicë për mjetet gazi do jetë 66 lekë/litër.