Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Në Shqipëri ka media që financohen me para ruse, i dimë kush janë


Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim gjatë një interviste në emisionin “Opinion” deklaroi se në Shqipëri ka media të cilat financohen nga para ruse dhe kineze.

Kryediplomatja amerikane tha se rusët dhe kinezët punojnë pareshtur për të forcuar ndikimin e tyre në vendin tonë.

Ambasadorja Kim edhe pse pranoi praninë e financimeve ruse dhe kinze në Shqipëri, nuk dha detaje konkrete se cilat media kanë marrë fonde ruse ose kineze.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Dhe, a mendoni vërtet se në Shqipëri ka influencë ruse ose kineze? Ose përpjekje për të ndikuar?

Ambasadorja Kim: Rusët, kinezët dhe të tjetër janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndiokjnë…

Blendi Fevziu: Edhe këtu?

Ambasadorja Kim: Kështu mendoj.

Blendi Fevziu: Edhe në media?

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: A keni informacion ose gjëra konkrete? Informacion konkret?

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Mund ta ndani me ne?

Ambasadorja Kim: Jo.

Blendi Fevziu: Jo? Por ju i dini?!

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Edhe në media.

Ambasadorja Kim: Po.