Pas presidentit Barjam Begaj, edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas takimit të tyre në Presidencë.
Në një njoftim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim e falenderon Begajn për diskutimin ndërsa thekson se roli institucional i Presidencës është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare.
“Faleminderit President Bajram Begaj për diskutimin e sotëm të çështjeve kyçe të marrëdhënieve. Roli institucional i Presidencës, në përputhje me kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.”– thuhet në postimin e ambasadores amerikane.
Thank you President @BajramBegajAL for today’s discussion of key issues in 🇺🇸 🇦🇱 relations. The institutional role of the Presidency, in accordance with the constitution, is essential for Albania’s democracy and national security. https://t.co/n7OUBcsQ1u
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 29, 2022