Vendosni fjalën kyçe....

Begaj priti në Presidencë ambasadoren Kim: Diskutuam për çështje të rëndësishme


Bajram Begaj ka pritur sot në Presidencë ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Begaj, thotë se me ambasadoren kanë diskutuar mbi çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh.

“Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim.

Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët.”- shkruan presidenti pas takimit me ambasadoren.