Vendosni fjalën kyçe....

Diplomatja ruse: Rrjedhjet e Nord Stream ndodhën në zonën e kontrolluar nga inteligjenca amerikane


Incidentet e gazsjellësit Nord Stream ndodhën në zonën ekskluzive ekonomike të Danimarkës dhe Suedisë, një zonë që kontrollohet plotësisht nga agjencitë e inteligjencës amerikane. Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova për programin televiziv Soloviev Live të enjten.

Duke komentuar rrjedhjet e gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2 të mërkurën, Zakharova kujtoi se zyrtarët në Uashington kishin paralajmëruar në fillim të këtij viti se Nord Stream 2 nuk do të niste kurrë punë.

“Për vendin ku ndodhi incidenti… Ka pasur pretendime se ato janë ujëra neutrale e kështu me radhë. Por kjo është zona ekskluzive ekonomike e Danimarkës dhe Suedisë… vendet e NATO që janë të mbushura me armë të prodhuara nga SHBA dhe që kontrollohen plotësisht nga agjencitë e inteligjencës amerikane… të cilat kanë të gjithë kontrollin e situatës atje.”- tha diplomatja ruse, citon TASS.

 Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse kërkoi, ndër të tjera, që presidenti amerikan Joe Biden të japë një përgjigje nëse Uashingtoni e kishte realizuar kërcënimin e tij mbi tubacionet më 25 dhe 26 shtator.