Vendosni fjalën kyçe....

Ish-bashkëshortes së Jeff Bezos i dështon dhe martesa e dytë, MacKenzie Scott bën kërkesën për divorc


Katër vjet pas ndarjes së bujshme me Jeff Bezos, MacKenzie Scott po divorcohet edhe nga bashkëshorti i dytë pas më pak se dy vitesh martesë.

Më pak se dy vjet pasi shpallën qëllimin e tyre për të dhuruar një pasuri të madhe së bashku, filantropistja miliardere MacKenzie Scott dhe, po ndahen.

Sikurse raporton NYT, zonja Scott paraqiti të hënën më 26 shtator kërkesën për divorcin nga bashkëshorti i saj, Dan Jewett, një ish-mësues shkencash.

“Ne i kërkojmë gjykatës të zgjidhë martesën tonë.”- tha Scott në një peticion të paraqitur në Gjykatën e Lartë të Qarkut King në Uashington të hënën. Dokumenti tregon se çifti ka një kontratë që përcakton se si të ndajnë pronat e paluajtshme dhe pronat e tjera personale. “Përkrahja e bashkëshortit nuk është e nevojshme.”- thuhet në kontratë.

Ndarja shënon një periudhë plot ngjarje për zonjën Scott, e cila në më pak se katër vjet u divorcua nga bashkëshorti i saj prej 25 vitesh, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos. Më pas dhuroi më shumë se 12 miliardë dollarë për organizatat jofitimprurëse dhe dy vite pas divorcit me Bezos u martua me një mësues në shkollën prestigjioze ku arsimoheshin fëmijët e saj.

Martesa e tyre mori shumë vëmendje nga mediet dhe publiku, pasi Jewett i premtoi publikisht se do t’i bashkohej asaj për të dhuruar pasurinë e tyre për kauza të mira.