Vendosni fjalën kyçe....

Kim: SPAK-ut do i shtohen 8 hetues financiarë që do gjejnë ku fshihen paratë e krimit


Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, deklaroi në emisionin “Opinion” se SPAK ka goditur krimin në vendin tonë.

Kim bëri një bilanc të pasurive të sekuestruara nga SPAK, duke thënë se është shumë herë më i lartë se ato që drejtësia shqiptare kishte sekuestruar 10 vite para se të ngrihej SPAK.

Kryediplomatja amerikanë në vendin tonë tha se tashmë në SPAK do të vijnë edhe tetë hetues financiarë, të cilët do të zbulojnë se si i fshehin paratë personat e botës së krimit.

SPAK tani ka 60 hetues me kohë të plotë dhe të gjithë kanë marrë trajnim të posaçëm nga FBI e SHBA në Kuantiko. SPAK po merr edhe tetë hetues financiarë të dedikuar. Pra, këta do të shohin se ku janë fshehur asetet në mënyrë që prokurorët t’i kapin ato”-deklaroi Ambasadorja.