Presidenti i SHBA Joe Biden bëri një tjetër gafë teksa thirri publikisht Jackie Walorski, një kongresmene e Indianës e cila vdiq në një aksident me makinë në gusht, gjatë një konference mbi urinë të mërkurën.
Biden falënderoi organizatorët e tjerë të konferencës dhe më pas pyeti: “Jackie je këtu? Ku është Jackie?”
Walorski, një republikane, ishte një nga katër bashkësponsoruesit e Kongresit të projektligjit për të financuar konferencën. Ajo u vra me dy punonjës në fillim të gushtit në një aksident automobilistik.
Biden e kaloi çështjen pa asnjë korrigjim. Pas vdekjes së Walorskit, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë nga Biden që tha se ai dhe gruaja e tij Jill ishin ‘të shokuar dhe të pikëlluar’ nga aksidenti i saj i papritur.
Biden ‘po pranonte punën e saj të pabesueshme’, tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, kur u pyet për incidentin më vonë, duke shtuar se Biden kishte planifikuar tashmë të mirëpresë familjen e kongresmenes në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrimin e një projektligji të premten.
“Presidenti e kishte atë në mendje gjatë githë kohës.” – tha Jean-Pierre.