Fituesja e zgjedhjeve të përgjithshme në Itali, Giorgia Meloni, e cilësonte dikur ish-kreun e Partisë Fashiste Benito Musolini një politikan të mirë.
Në një intervistë të dhënë në vitin e largët 1996, Meloni asokohe vetëm 19-vjeç, aktiviste së djathtës, pohonte se Musolini, gjithçka kishte bërë, e kishte bërë për Italinë.
“Unë besoj se Musolini ka qenënjë politikan i mirë. Çdo gjë që ka bërë e ka bërë për Italinë.” – pohonte asokohe Meloni, militante e ‘Aleancës Kombëtare’.
Meloni është akuzuar se partia e saj ‘Vëllezërit e Italisë’ që fitoi zgjedhjet e fundjavës së shkuar, është më rrënjë fashiste dhe pasardhëse e ‘Aleancës Kombëtare’ të Gianfranco Finit.