Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Partia e Lirisë do mbështesë kandidatin e PD-së të Tiranës, do jetë figurë dinjitoze


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për emisionin ‘Kontrast’ deklaroi se në vendin tonë nuk ekziston shteti i së drejtës. Meta hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë duke thënë se Edi Rama është i komanduar nga ata të cilët është në borxh, krimi i organizuar dhe ‘tutorë’ ndërkombëtarë.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, Ilir Meta tha se Partia e Lirisë ka synime ambicioze ndërsa shtoi se situata i imponon opozitës të dalë me një kandidat të përbashkët në këto zgjedhje. Meta shtoi se do të mbështesë kandidatin e PD për Tiranën.

“Partia e Lirisë do të hyjë në zgjedhje në çdo rast, çfarëdo vendimi të marrë Edi Rama dhe çfarëdo vendimi të marrin partitë e tjera. Opozita ka shumë mundësi për të fituar por i duhet organizimi dhe impenjim për të vrarë frikën. I gatshëm 100% të mbështes një kandidaturë të PD për Tiranën, vetëm të jetë një kandidaturë përfaqësuese.”-tha Meta.