Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 59-vjeçare reperi amerikan i ‘Gangsta’s Paradise’, Coolio


Ndërron jetë në moshën 59-vjeçari reperi i njohur amerikan i njohur si Coolio, i cili u bë i famshëm në vitin 1995 me këngën ‘Gangsta’s Paradise’ që ishte kolonë zanore e filmit Dangerous Minds të të njëjtit vit.

Reperi amerikan Artis Leon Ivey Jr., vdiq të mërkurën pasdite, konfirmoi menaxherja e tij në ‘Trinity Artists International’, Sheila Finegan.

“Jemi të pikëlluar për humbjen e mikut dhe klientit tonë të dashur, Coolio, i cili ndërroi jetë këtë pasdite. Ai preku botën me dhuntinë e talentit të tij dhe do t’i mungojë shumë. Faleminderit për të gjithë në mbarë botën që kanë dëgjuar muzikën e tij dhe për të gjithë ata që kanë ndihmuar në lidhje me vdekjen e tij.” – shkroi ajo.

Sipas medias amerikane TMZ, reperi u gjet i pavetëdijshëm në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku të tij në Los Anxhelos.

Burimet e policisë thanë për TMZ se nuk u gjet drogë apo pajisje droge në skenën e vdekjes së artistit. Një autopsi dhe test toksikologjik do kryhet për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.

Reperi ka lindur në Pensilvani, por më vonë u transferua në Compton, Kaliforni, ku publikoi këngën e tij të parë në 1987.

Ai regjistroi Gangsta’s Paradise për filmin e 1995 Dangerous Minds, me Michelle Pfeiffer, që vijoi të ishte një nga këngët më të suksesshme rap të të gjitha kohërave.

Kënga arriti në krye të Billboard Hot 100 për tre javë dhe i dha Coolio çmimin Grammy për performancën më të mirë Rap Solo në 1996.