Vendosni fjalën kyçe....

“Piloti” i Baftjar Zeqajt në Fier nis fushatën kundër Armando Subashit


Ish-kreu i Partisë Socialiste të Fierit dhe sot deputet i këtij qarku, Petro Koçi është kundër një rikandidimi të Armando Subashit për bashkinë e Fierit.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Koçi ka deklaruar se ka ardhur koha për një grua kryebashkiake.

“Kandidaturat për kryetar bashkie në Fier kanë qenë gjithmonë burra. Besoj ka ardhur koha për kandidate grua. Ky është mendimi im. Por unë do të mbështes kandidaturën që do përcaktojë PS.” – tha ai.

Petro Koçi vitin e kaluar nisi një ofensivë kundër Subashit me shpresën se fushata do përkonte dhe me implikime penale të Subashit për inceneratorët.

Petro Koçi është lojtari që duket por pas tij është deputeti Baftjar Zeqaj i cili e përdor Petro Koçin si “pilotin” e vet kundër Subashit; ndërsa një vit më parë inkursioni i tyre shkaktoi trazira në PS-në e Fierit dhe u desh ndërhyrja e Gramoz Ruçit që sulmet të merrnin fund.