Vendosni fjalën kyçe....

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, gjykata dënon me burgim të përjetshëm kopshtarin e kompleksit


Jan Prenga

Gjykata e Posaçme GJKKO ka vendosur sot dënimin me burg të përjetshëm për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës.

Bexhdili, kopshtari i ‘Golden Resort’ në Shijak rezulton personi kyc me njohuri për vendndodhjen e trupit të pajetë të Prengës.

Ai dyshohet se ka marrë furgonin nga resorti bashkë me trupin e Prengës dhe e ka dërguar në vendin ku dyshohet se ka fshehur kufomën.

Për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës” u kërkua një dënim me 3 vite burg.

Jan Prenga u rrëmbye janarin e 2020. Urdhrin për rrëmbimin sipas SPAK e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi.

Dyshohet se rrëmbimi e zhdukja e Prengës ka të bëjë me një sasi prej 283 kilogramësh kokainë që vëllai i viktimës, Astrit Prenga, ka marrë në Angli.