Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrimi i kateve pa leje nga qeveria, Meta: Shfaqje e Ramës sa herë që ka zgjedhje


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për Report TV komentoi nismën e qeverisë Rama për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje.

Meta e quajti shfaqje të kryeministrit sa herë që ka zgjedhje.

“Sa herë vijnë zgjedhjet bëhen kërcënime për prishje, gjitha ndërtimet që janë lejuar të ndërtohen pa leje nuk janë të rëndësishme, se kur e sheh një kotec në Vlorë, i shikon edhe të gjitha katet në mes të Tiranës, ku ai është gjithë ditës, jemi në kuadrin e një show, një shkatërrimi të ligjshmërisë dhe të pengmarrjes së qytetarëve të thjesht që u bëhet e pamundur që të marrin një leje për të rregulluar një dritare”, tha Meta.