Vendosni fjalën kyçe....

Takimet me Alibeajn dhe jo PD-në e Berishës, Kim: Nuk është garë popullariteti për ne, ka të bëjë me shtetin ligjor


Ambasadroja Yuri Km në një intervistë për median TV Klan u përgjigj edhe për qasjen që diplomacia amerikane ka ndaj partisë opozitare kryesore në vend.

Kim tha se takon Alibeajn pasi ka të bëjë me “shtetin ligjor” dhe se Ambasada nuk e ka qasjen te popullariteti që gëzon Sali Berisha në Partinë Demokratike.

Nuk është garë popullariteti për ne. Për ne ka të bëjë me shtetin ligjor. Ne u takuam me Z. Alibeaj në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të jemi të qartë mbi shtetin ligjor. Nuk mund thjesht të shkosh në anën e atij që ka më shumë pushtet. Do të ishte paligjshmëri”-deklaroi Kim.