Vendosni fjalën kyçe....

Telefonata anonime alarmon policinë në Vlorë, raportimi për të plagosur rezulton fals


Një telefonatë anonime e cila raportonte për të shtëna me armë zjarri në Vlorë që sipas informacioneve të para u raportua për një person i plagosur ka rezultuar false.

Por pas kontrolleve nga ana e policisë nuk është gjetur asnjë e dhënë se ka pasur plagosje.

Një telefonatë anonime alarmoi policinë se një person kishte mbetur i plagosur në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”, në afërsi të fshatit Kaninë.

Policia nisi menjëherë grupin e gatshëm që kryen kontroll në zonë por nga kontrollet rezultoi informacion i pavërtetë dhe sipas burimeve zyrtare nuk ka as të shtëna e as të plagosur.