Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori gjerman: Legjislacioni i Shqipërisë për mbetjet nuk është në përputhje të plotë me BE-në


Në forumin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, ka deklaruar se legjislacioni shqiptar për menaxhimin e mbetjeve nuk është në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Europian.

Ai theksoi se me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, do të jetë e detyrueshme një strategji kombëtare për menaxhimin e mbetjeve. Zingraf shtoi se Gjermania e vlerëson shumë që sektori i menaxhimit të integruar të mbetjeve është me rëndësi për qeverinë.

Ekonomia qarkulluese është një nga shtyllat kryesore të rritjes së gjelbër në BE dhe është diçka që mund të arrihet përmes përdorimit të burimeve jeshile. Menaxhimi linear i mbetjeve, mbledhja, përdorimi, depozitimi do të thotë që të minimizojmë përdorimin e burimeve, reduktimin e ndotjes, duke ripërdorur, duke ricikluar dhe të krijojmë një sistem të mbyllur. Ky është një qëllim dhe ne jemi krenar që jemi partnerët tuaj. Ky është një proces që ka nevojë për lidership. Ne nuk po besojmë që vijmë në një pozicion që kemi arritur gjithë këto. Mund të jemi pak më larg nga ju sa i përket ndarjes, por ekonomia qarkulluese është një qëllim për ekonominë tonë gjithashtu.

Legjislacioni prezent aktual nuk është në përputhje tërësisht me direktivën e BE. Këto janë modifikuar që në 2018 në linjë me praktikat e reja të ekonomisë qarkulluese, por ju e bëni për Shqipërinë këtë, mbetjet janë të kushtueshme. Me nisjen e bisedimeve për hyrjen në BE do të jetë e detyrueshme dhe për rrugën tuaj drejt Europës dhe një strategji kombëtare për menaxhimin e mbetjeve të kundërta. Gjermania e vlerëson shumë që sektori i menaxhimit të integruar të mbetjeve është me rëndësi për qeverinë.

Shumë shërbime që janë të ofruar për depozitimin e mbetjeve të ngurta, por nuk është i mbuluar rërësisht riciklimi. Targeti i riciklimit është i ulët dhe nuk është përcaktuar një synim, një qëllim, dhe kjo është ajo që ne duam të arrijmë dhe ne jemi në krahun tuaj. Ne duhet të ndajmë mbetjet dhe duhet të ndryshojmë konsumin tonë. Shqipëria ka themeluar venddepozitime dhe ndarje në disa bashki. Bashkitë do të marrin një mjet shumë të mirë. Ju ftoj që ta përdorni sa më mirë.”- deklaroi ambasadori gjerman.