Vendosni fjalën kyçe....

Balla takohet me Pendarovskin: Të bashkëveprojmë kundër përpjekjeve ruse për të na minuar demokracinë duke financuar partitë politike


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ndërsa publikon pamjet nga ky takim, Balla tregon edhe për çfarë ka diskutuar me Pendarovskin. Balla thotë se ka kërkuar nga presidenti Pendarovski që dy vendet të bashkëveprojnë në përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracinë në vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes financimit të partive politike.

“Duhet të bashkëveprojmë në përballjen me përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracinë, përmes financimeve drejt partive politike, mediave, duke paguar histori, ads në facebook dhe duke shpërndarë lajme të rreme ose keqinformim në rrjetet sociale.

Nëse në Ukrahinë, Rusia sulmoi demokracinë me rraketa, tanke dhe ushtri, në shumë vende në Europë që nga viti 2014, po ashtu edhe në SHBA, Rusia është përpjekur të minojë demokracitë me financime dhe ndërhyrje të paligjshme.’- u shpreha gjatë takimit.”- shkruan Balla.

Disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë ndodhen në Shkup, në kuadër të bisedimeve për anëtarësimin në BE ku Kuvendet përkatëse luajnë një rol të rëndësishëm.