Vendosni fjalën kyçe....

Bëhen publike mesazhet private mes Elon Musk e Jack Dorsey, ish-shefi i Twitter u përpoq ta fuste në kompani një vit më parë


Themeluesi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk dhe bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey kishin komunikuar privatisht për platformën e mediave sociale shumë përpara se i pari të bënte një ofertë blerjeje prej 44 miliardë dollarësh, tregojnë të dhënat e sapo zbuluara nga gjykata.

Një grup mesazhesh të shkëmbyera mes të dyve dukej se tregonin se Dorsey ishte përpjekur ta fuste Musk në bordin e Twitter të paktën një vit përpara se CEO i Tesla-s të ofronte blerjen e plotë të kompanisë prillin e kaluar.

Në një tekst të dërguar më 26 mars 2022, Dorsey i shkruante Musk-ut se ‘nevojitet një platformë e re. Nuk mund të jetë një kompani. Prandaj u largova’. Ai shpjegoi se ai mendon se Twitter duhet të jetë një ‘protokoll me burim të hapur’ dhe nuk mund të bazohet në një model reklamimi, siç janë shumica e kompanive të mediave sociale.

Musk u përgjigj duke thënë se ‘do donte të ndihmonte nëse do mundej;, për të cilën Dorsey tha se ai ishte përpjekur tashmë të përfshinte CEO-n e Tesla në kompani një vit më parë.

“Ju kujdeseni aq shumë dhe mund të ndihmoni në mënyra të shumta.” – i tha Dorsey, Musk-ut përpara se të zbulonte se bordi e kishte kundërshtuar idenë.

Mesazhet me tekst sugjerojnë gjithashtu se Dorsey u përpoq ta bënte Musk të bashkohej me bordin ndërsa kompania po luftonte me firmën investitore aktiviste Elliott Management në 2020, themeluesi i së cilës Paul Singer po kërkonte të largonte Dorsey-n si CEO dhe ta bënte pjesën e iznesit të Tëitter-it më fitimprurës.

Pak më shumë se një javë pas shkëmbimit të teksteve, Musk njoftoi se kishte në plan të bashkohej me bordin e Twitter. Ai përfundimisht ndryshoi kurs dhe ofroi të blinte kompaninë plotësisht në mënyrë që të luftonte politikat në gjigantin e mediave sociale që ai pretendonte se ishin armiqësore ndaj fjalës së lirë.

Megjithatë, pasi ra dakord të blinte Twitter-in për 44 miliardë dollarë me 54.20 dollarë për aksion, Musk vendosi të tërhiqej nga marrëveshja një muaj më vonë pasi çmimi i aksioneve të kompanisë ra në pikiatë. Avokatët e Musk kanë argumentuar se ai ishte mashtruar në lidhje me Twitter dhe kanë përmendur shqetësimet për privatësinë, sigurinë dhe numrin e llogarive të rreme në platformë.

Twitter nga ana e tij po padit miliarderin në përpjekje për ta detyruar atë të ndalojë prishjen e marrëveshjes dhe të përfundojë blerjen me çmimin e propozuar fillimisht. Një gjyq është caktuar për në mes të tetorit në Gjykatën e Kancelarisë së Delaware.